OSBE u del në ndihmë komuniteteve

Komunat Prishtinë, Graçanicë, Shtime, Lipjan, Fushë-Kosovë dhe Obiliq me ndihmën e misionit të OSBE’s në Kosovë nënshkruen sot nji marrëveshje e cila ka për qëllim integrimin dhe bashkëpunimi e komuniteteve, si dhe promovimin e diversitetit nëpër komuna.

Me këtë rast foli edhe zhefi i Misionit të OSBE’s në Kosovë, ambasadori Jean-Claude Schlumberger.

Komunitetet duhet me pasë mbështetje të plotë nga komunat përkatëse, sepse kjo rrit bashkëpunimin ndërmjet komunave dhe promovon diversitetin, tu’ i dhanë hapësinë edhe komuniteteve pakicë për me u përkrahë dhe me u integrue, – tha Schlumberger.

I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se Prishtina vazhdon me e mbështet këtë projekt dhe se nuk mjafton vetëm toleranca, por duhet me pasë pranueshmëni, mosdiskriminim dhe respekt të ndërsjellë.

E kryetari i Fushë-Kosovës, Burim Berisha tha se kjo iniciativë mundet me u realizue nëse edhe komunitet besojnë në udhëheqësinë lokale.

OSBE ka premtue vazhdimin e përkrahjes së matejshme për iniciativa të tilla.