Oseku i Vetëvendosjes e përdhosë flamurin e Kosovës (foto)

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Frasher Oseku, ka përdhose flamurin e Kosovës.

Oseku në nji postim në profilin e tij në “Facebook”, tue iu përgjigje anëtares së PDK, Arbana Xharres, rreth çashtjes së respektimit të flamurit të Kosovës, ka shkrue se po ia jep vendin e duhun këtij flamuri, të cilin ai e ka quejt “leckë”, transmeton lajmi.net

“Arbana Xharra po thote qe ne te ” VV-se” nuk e dojme lecken e kalter?! Une vendin e duhur i jap dhe do i jap leckes”, ka shkrue Oseku.

E, këtij shkrimi ia ka bashkangjitë nji fotografi ku shihet falmuri i Kosovës i vendosun mbi guacën e WC.

Përndryshe, Oseku në llogarinë e tij në “Facebook” ka fotografi me zyrtarët e naltë të Vetëvendosjes.

20621797_10154947749052865_3380396516847277505_n-1 20706335_1777788618901973_974996962_o-768x252