OSHP aprovon ankesën e Postës së Kosovës për shpërndamjen e ndihmave sociale

oshp.jpg

Organi Shqyrtues i Prokurimit aprovoi ankesën e Postës së Kosovës lidhun me shpërndamjen e ndihmave sociale të iniciueme nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, të cilët kishin ndërpre kontratën me Postën në mënyrë të paligjshme lidhun me shpërndamjen e ndihmave sociale, tue ia dhane këtë të drejtë bankave private.

OSHP obligoi ministrinë që në afat prej 10 ditësh duhet me informue me shkrim Panelin Shqyrtues për tana veprimet e ndërmarra lidhun me këtë aktivitet të prokurimit.

Posta e Kosovës deponoi ankesë në OSHP me 30 Dhetor kundër njoftimit për kontratë lidhun me shpërndamjen e ndihmave sociale, tue thane se Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka ba shkelje esenciale.

OSHP me këtë vendim obligoi Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale me i rishikue kriteret me rastin e njoftimit për kontratë dhe ato kritere mos me qene të kufizueme, por njikohësisht me u marr parasysh praktikat ndërkombëtare dhe regjionale.

Në vendimin e marr nga “Gjykata e Tenderëve” u tha se Ministria e Punës ka ba disa shkelje ligjore, tue i favorizue bankat komerciale.

III. Obligohet, Autoriteti Kontraktues, që në të ardhmen, ti rishikoj kriteret me rastin e njoftimit për kontratë dhe ato kritere të mos jenë kufizuese, me qëllim të lejimit të konkurrencës sa më të madhe për Operatorë Ekonomik, dhe njëkohësisht të merren parasysh praktikat më të mira ndërkombëtare dhe regjionale, me rastin e vendosjes së kritereve”, shkruen në vendimin e OSHP’s.

Përndryshe, Sindikata e Postës javë ma parë mbajti protestë kundër kësaj ministrie, e cila ka shkëput kontratën për shpërndamjen e ndihmave sociale përmes Postës së Kosovës, tue ia dhane këtë të drejtë bankave private.