OSHP u jepet ndërkombëtarëve me 24 Mars

24 Marsi ka me qenë seanca e radhës e Kuvendit.

Kështu njoftoi kryetari Kadri Veseli mbas mbledhjes së Kryesisë, të cilën opozita e bojkotoi.

Ai shpreson që këtë herë ka me u zgjedhë bordi i Organit Shqyrtues të Prokurimit.
Por ndryshe nga herët e kalueme, Veseli tha se ka me u angazhue përkohësisht nji kompani ndërkombëtare për me menaxhue procesin e prokurimit.

Ai nuk la pa folë edhe për mungesën e opozitës, tue thanë se shumica ka me dalë me nji ftesë serioze me qëllim që subjektet politike opozitare t’i kthehen Kuvendit.

Megjithatë, mbetet me u pa nëse në seancën e të Ejtes a kanë me marrë pjesë apo jo deputetët e Vetevendosjes.

Ai u ndal edhe te opozita, tue thanë se kane me ba nji ofertë serioze për opozitën, sepse pa opozitë nuk ka demokraci në nji shtet.

Veseli denoi aktet e djegieve të veturave.