Osmani: Me vullnetin e deputetëve, Demarkacioni s’ka me kalue

Demarkacioni i kufinit me Malin e Zi tash e disa kohë asht tema ma e përfolun në vend. Debate e konferenca të ndryshme janë zhvillue për këtë temë, mirëpo pa rezultate konkrete.

Vendimi i kryesisë së Kuvendit që më 1 Shtator të votohet marrëveshja e dy shteteve ka hasë në kundërshtim nga opozita si dhe disa deputetë të partnerit të koalicionit (PDK-LDK).

Ndërsa, asht pikërisht deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani e cila nga fillimi ka kundërshtue këtë marrëveshje.

“Sa i përket marrëveshjes, tashma jam deklarue që nuk ka me përkrahë dhe për këtë tashma kam dhanë arsyet e mia”, ka thanë Osmani për “Indeksonline”

Ajo thotë se, janë edhe disa deputetë të tjerë të partisë së Isa Mustafës, të cilët kanë qëndrimin e njajtë me të.

“Siç e keni pa edhe ju në deklarime, në LDK ka edhe shumë deputetë të tjerë që e kanë po të njajtin qëndrim”, ka shtue Osmani.

Osmani thotë se nëse merret për bazë vullneti i vërtetë i deputetëve, demarkacioni nuk ka me kalue.