OVL e UÇK’s: Shtatorja e Carit, provokuese e nxitëse!

Organizatat e dala nga lufta e UÇK’s kanë reague mbas vendimit të asamblistëve të veriut të Mitrovicës, për vendosjen e shtatores së Car Lazarit në këtë komunë.

Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Deshmorëve, Xhavit Jashari në nji prononcim për “Indeksonline” ka thanë se vendosja e nji shtatoreje të tillë asht provokim i rand për vendin.

Simbas tij, veprimet e Serbisë ndaj Kosovës janë nxitëse dhe munden me çue deri në destabilizim ne territorin e Republikës.

Jashari e ka konsiderue të pafuqishme ndërhymjen e Qeverisë Mustafa në krejt territorin e vendit. Ai poashtu thotë se nderkombëtarët duhet me i ndërpre disa praktika, të cilat i shkojnë në favor politikës serbe.