OVL-UÇK: Po s’na i dhanë pagat me rregull…

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK nuk ka me ndejt duerkryq nëse pagat e veteranëve nuk dalin të plota dhe në kohë të duhun.

Hysni Gucati, kryetar i kësaj organizate ka ba të ditun për “Indeksonline” se ka marrë nji informatë se në Gusht ka gjasa të dalin vetëm 50 për qind e pagës. Por, në rast se ndodhë kjo, OVL-UÇK ka me kundërshtue çdo shumë ma pak se 170 euro.

“Nji informatë nuk asht aq serioze, sa asht e vërtetë nuk e di, na kanë premtue se 50 % e pagave dalin. Edhe me dal 50 % na nuk e kemi ndërmend me pranu, ne e pranojmë pagën prej 170 eurove. Nuk jam idhtar i rrugës, nuk kemi luftu për një shtet që me dalë në rrugë, por kemi luftuar për ta bërë shtetin tonë, qeverinë dhe institucionet. Institucionet tona e kanë për obligim pagën me qitë me 24 gusht. Zërin do ta ngrisim dhe nuk do të rrimë duarkryq”, ka thanë ai.