Pa demarkacionin s’ka viza

demarkacioni

Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Europian, Johanes Hahn, ka arrit me i ba bashkë të Marten poziten me opoziten në Kosovë. Me ftesë të Hahn’it, për herë të parë u ulën në nji tavolinë, kryetari i PDK’s, Kadri Veseli, ai i LDK’s, Isa Mustafa, Visar Ymeri nga lëvizja “Vetëvendosje”, Ramush Haradinaj nga AAK’s dhe Jakup Krasniqi nga “Nisma për Kosovën”.

Komisionari i BE-së ka mbledh kryetarët e partive politike për me ua ba të kjartë se duhet me pas nji marrëveshje për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe, si dhe ate për demarkacionin me Malin e Zi.

Bile, për këtë të fundit, Hahn ua bani të kjartë se, pa ratifikimin e saj nuk ka me pas liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës.