Pa edukim nuk mundet me u zhvillue turizmi dhe ekonomia

Edhe zyrtarisht u ba hapja e Panairit Ndërkombëtar të Edukimit, së bashku me Panairin e Turizmit, Hotelierisë dhe Gastronomisë “Travel Fair 2016”.

Në hapjen e këtij Panairi, Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami tha se kemi ba lidhjen e këtyne panaireve si shkak që studentët kosovarë të mësohen të lidhen me bizniset.

Bajrami shtoi se Qeveria e Kosovës, ka synim me koordinue arsimimin me bizniset në mënyrë që të ofrohet punësim sa ma i lehtë.

Ministrja e Tragtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, tha se bashkëpunimi i dy panaireve asht nji gja shumë e mirë.

Ajo shtoi se Qeveria asht tue punue në drejtim që Kosova të bahet nji destinacion turistik, dhe gjithashtu ftoi turistët me ardh në Kosovë.

Në hapjen e këtij panairi, pjesëmarrës ishin edhe Ambasadori i Shqipnisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, Ambasadori i Malit të Zi, Radovan Miljanic, si dhe Kryetari i Ulqinit, Nazif Cungu.

Këta të fundit tue i përshëndet tanë të pranishmit gjatë ceremonisë thanë se shpresojnë që turizmi nuk ka me u zhvillue vetëm në bregdetet e tyne vendase, por presin që të ketë zhvillime edhe në turizmin pyjor të Kosovës, që simbas tij nuk s’ka me pasë vetëm turizëm bregdetar por edhe turizëm malor.