Pa viza – deri 90 ditë në gati 40 shtete europiane

Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, nënkupton lëvizjen e lirë në gati 40 shtete, 26 prej të cilave janë anëtare të Bashkimit Europian, si dhe në disa shtete tjera joanëtare të BE’s.
Qytetarët e Kosovës munden me qëndrue pa viza deri në 90 ditë, nëse kryejnë udhëtime turistike apo vizita familjare, ndërsa nëse janë për udhëtim biznisi munden me qëndrue deri në 180 ditë.

Nëse shkelet koha e qëndrimit pa vizë, shtetet kanë të drejtë me e përjashtue qytetarin deri në 5 vjet nga krej zona Schengen.

Në asnji prej rasteve, qytetarët e Kosovës nuk kanë të drejtë me punue mbrenda kësaj periudhe kohore.

Mbas liberalizimit të vizave, asnji vend i Bashkimit Europian nuk ofron azil për asnji qytetar të Kosovës.

Megjithatë, autoritetet e vendeve të Zonës Schengen kanë të drejtë me ua refuzue qytetarëve hymjen, nëse nuk plotësohet ndonji prej kushteve, të maposhtme:

Pasaporta biometrike, dokumentet që vërtetojnë qëllimin e udhëtimit, mospërfshimja në listën e personave në kërkim apo të ndaluem, si dhe minorenët me qenë të shoqnuem me prindër ose kujdestar të autorizuem.

Në lëvizjen e lirë bajnë edhe 5 vendet e BE’s që ende nuk e kanë njoftë Kosovën, si Greqia, Rumania, Sllovakia, Spanja dhe Qipro.

Ndërsa Zona Schengen përfshin Austrinë, Belgjikën, Bullgarinë, Çekinë, Danimarkën, Estoninë, Finlandën, Francën, Gjermaninë, Hungarinë, Holandën, Kroacinë, Italinë, Islandën, Letoninë, Lituaninë, Lihtenshtejnin, Luksemburgun, Maltën, Norvegjinë, Poloninë, Portugalinë, Slloveninë, Suedinë dhe Zvicrën.
Përveç këtyne vendeve, kosovarët munden me lëvizë pa viza edhe në vendet e Ballkanit, përfshi Shqipninë etj.

2 vende anëtare të Bashkimit Europian nuk përfshihen në Zonën Schengen janë: Irlanda dhe Mbretnia e Bashkueme.

Përveç tyne, në zonën Schengen përfshihen edhe disa zona jashtë BE’s, si Ishujt Azore, Maderia dhe Ishujt Kanaries.

Por 3 shtete tjera që i kanë hapë kufijtë, pa qenë pjestare në Schengen janë Monako, San Marino dhe Vatikani.

E nisun mes Gjermanisë dhe Francës në vitin 1984, aktualish Zona Schengen përfshin nji territor prej 4.312.099 km2 dhe nji popullsi rreth 420 milionë banorë.