Pacolli ban hapin e madh, ultimatum LDK’s: I keni 10 ditë afat!

Në emisionin Debat, që transmetohet sonte në oren 20:00, kryetari i AKR, Behxhet Pacolli, rrëfen se ka ba hapin e parë drejt zhbllokimit të ngërçit politik. Ai ka paralajmërue se nuk ka me mbajtë të bllokueme Kosovën dhe institucionet e vendit, prandaj Lidhja Demokratike e Kosovës, simbas tij, ka 10 ditë kohë për me ndyshue qëndrimin.

Pacolli në këtë intervistë e ka ba të qartë se nëse LDK dhe Vetëvendosje nuk e bajnë të qartë se i kanë numrat, vendi nuk ka me vazhdue të mbetet në bllokadë dhe se ai ka me ju bashkue PAN’it për formimin e institucioneve.