Pacolli denon sulmin në Londër

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka denue fuqimisht sulmin që ndodhi sot në orët e hershme të mëngjesit në nji tren në Londër nga ku, simbas raportimeve të deritanishme tetëmbëdhjetë persona mbetën të plagosun.

“Dënoj fuqishëm sulmin e ulët dhe qyqar që ndodhi sot në Londër. Të gjithë personave të pafajshëm, që u plagosën nga ky shpërthim i dëshiroj shërim të shpejtë. Ne mbetemi fuqimisht të vendosur në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar, që po rrezikon gjithnjë e më shumë paqen, sigurinë dhe rendin ndërkombëtarë. Kosova dhe populli i saj solidarizohet me popullin britanik dhe mbetet e palëkundur në mbrojtjen e vlerave tona të përbashkëta demokratike”, ka thanë Pacolli.

Shperndaje në: