Pacolli dhe Dacic përplasen në OKB, kjo asht arsyeja!

Ministri i jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli duket se ka pas nji debat të ashpër me homologun e tij serb, Ivica Dacic në Asamblenë e Përgjithshme të OKB’s.

Ishte Dacic ai që ditë ma parë e akuzoi Pacollin se po rren me deklaratat e tij se Kosova i ka votat për anëtarësim në UNESCO.

Pacolli dhe Dacic janë takue gjatë qëndrimit në New York, dhe ministri kosovar e ka pyet ministrin serb pse i ka ba ato deklarime.

“Në selinë e Kombeve të Bashkueme u takuem me Ministrin e jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli dhe ai më pyeti se pse kam thanë se po gënjen”, deklaroi Dacic.

Ministri i jashtëm serb gjithashtu ka deklarue se zyrtarët e Kosovës po dhajnë të dhana jo të sakta për njohjet, tue e marrë shembullin e Republikës së Mauritiusit.

 

Shperndaje në: