Pacolli e don ndihmen e diasporës me ndryshue gjendjen në Kosovë

Në rrjedhën e shpalosjes së programit Ekonomik të Aleancës Kosova e Re për Zhvillim dhe Punësim, Presidenti i partisë, Behgjet Pacolli ka mbajt debat për zhvillim ekonomik, me qytetarët e Kosovës që jetojnë në Zvicër.

Në prani të qinda bashkatdhetarëve tanë nga diaspora, Presidenti Pacolli në Cyrih ka folë për gjendjen aktuale ekonomike në Kosovë.

Ai me theks të veçantë asht ndalë tek buxheti i vitit 2017 për të cilin ka pasë nji numër kritikash.

Pacolli me këtë rast i ka përmend shtetet e rajonit të cilat dallojnë shumë për nga buxheti vjetor i planifikuem për qytetarët e tyne, tue shtue se Kosova asht rasti i parë në botë ku shteti ka kërkue kredi për me shtue buxhetin.

“Në Kosovë asht krijue nji situatë ku dominon padrejtësia, e cila pastaj reflektohet në familje, në punë, edhe në institucione dhe në çdo vend tjetër. Vetëm me punë shtohet buxheti”, ka thanë Pacolli.

 

2-pacolli

 

1-pacolli