Pacolli e jep lajmin: Qe kur formohet Qeveria

Presidenti i AKR, Behgjet Pacolli, që tash asht pjesë e koalicionit PANA, ka thanë se në orën 17:00 këtë të Ejte kanë vendosë që qeveria e re me u formue këtë të Shtunë.

Ai këtë e ka tregue në emisionin Opinion.

“Pata nji javë shumë të mundimshme në politikë”, ka thanë Pacolli.

Madje, ai ka shtue se ndjehet shumë i qetë, mbasi i vlerëson si të mbylluna pregaditjet për qeverinë.

“Sot jam i qetë mbasi në orën 17:00 kanë përfundue që gjitha pregaditjet me pasë qeverinë e re këtë të Shtunë”, ka shtue ai.

Shperndaje në: