Pacolli e zbulon të vërtetën e koalicionit me PAN’in!

Drejtuesve të Koalicionit PDK- AAK- Nisma ju ka ardhë nji lajm jo fort i mirë.

Edhe pse sot dy zyrtarë të koalicionit PAN, nënkryetari i PDK, Enver Hoxhaj, dhe ai i AAK, Pal Lekaj, paralajmëruen se mbrenda pak ditësh kane me u formue institucionet e reja, dhe atë në koalicion edhe me AKR, nga kjo parti thojnë krejt diçka tjetër.

Sekretari i Aleancës Kosova e Re, Rrahim Pacolli, në nji prononcim për Gazeta Blic i ka komentue këto deklarata, që simbas tij janë të pakuptimta.

“Nuk po i kuptoj këto deklarata aspak, na nuk kemi asnji marrëveshje me PAN’in, dhe as nuk jemi në bisedime”, tha shkurt Pacolli në nji deklaratë për Gazeta Blic.

Shperndaje në: