Pacolli flet për koalicionin me LDK’n

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka përsëritë se koalicioni LDK-AKR-Alternativa vazhdon me qenë i bashkuem.

Ai në nji postim në rrjetin social Facebook, ka shkrue se askush nuk mundet me lekund kompaktësinë e partisë që ai drejton.

Qe postimi i Pacollit:

Jam shumë i lumtur që këtë mbrëmje të bukur po e kalojë me familjen time.

Jemi mësuar me konspiracione, AKR i qëndron besnike koalicionit me te cilin ka marr besimin e qytetarëve, pa asnjë luhatje. Askush nuk mundet me e lëkund kompaktësinë e AKR’së.

Na priftë e mbara.