Pacolli flet për votën e Labinot Tahirit

Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, në nji intervistë për gazetën “Epoka e re”, ka fole për presionin medial që po bahet ndaj deputetit Labinot Tahiri sa i përket votës së tij në krijimin e institucioneve të reja.

Pacolli ka hedhe poshtë mundësine që ndonjani prej deputetëve të AKR ta votojë qeverinë Haradinaj.

“Sinqerisht asht përfole dhe manipulue shumë rreth personalitetit të z. Labinot Tahiri, i cili asht edhe nënkryetari i parë i AKR. Ata që e kanë përfole, por edhe mediet, mendoj se nuk e njohin mirë personalitetin e z. Tahiri dhe si rezultat i kësaj edhe kanë tregue mungesë respekti. Labinotin, kur e kam zgjedhe bashkudhëtar në misionin tim politik për m’i kontribue vendit, kam qenë i vetëdijshëm dhe kam besue në potencialin e tij. Labinoti asht humanist i madh, nji njeri që e don vendin e vet dhe që dëshiron me kontribue për përmirësimin dhe fuqizimin e shtetit të Kosovës. Këto janë virtytet që më kanë binde që nga fillimi me besue te ai. Unë asnjuherë nuk kam pase dilema, pamvarësisht prej propagandës së madhe në opinion. Labinoti si nënkryetar i partisë, bashkë me të gjithë neve, i respekton vendimet që merren në organet politike të AKR”, ka thanë Pacolli.