Pacolli: “Jakup Krasniqi ka qenë nxanës i dobët”

Behgjet Pacolli ka folë për jetën e tij dhe kohën kur ishte në studime. Ai ka kallxue se ishin në nji gjeneratë me Jakup Krasniqin, por jo në nji klasë.

“Nuk ka qanë në klasën time. Jakup Krasniqi ka qenë në nji klasë tjetër. Sa e di unë ka qenë nxanës i dobët”, ka kallxue Pacolli, në nji intervistë të televizionit Tribuna.

Pacolli e kishte nisë polemikën me Pacollin në Prill të vitit 2014, kur kishte thanë se Krasniqit ja kishte rregullue zyrën në Kuvendin e Kosovës, ndërsa, në atë kohë po sillej si mbret. Ishin kapë edhe për pozitën që e kishin synue të dytë.

Ndërkohë, Krasniqi kishte thanë se Pacolli s’duhej me u ba President i Republikës, mbasi s’e donin as amerikanët dhe as europianët.