Pacolli kallxon pse ishte në Vatikan bashkë me Thaçin e Mustafën

pacolli-roll

Ish-Presidenti Behgjet Pacolli ka sqarue se ishte pjesë e delegacionit të Republikës së Kosovës gjatë vizitës në Vatikan me rastin e shejtnimit të Nanës Terezë. Ai ka thanë se para botës i tanë spektri politik i Kosovës duhet të kallxohet i bashkuem.

“Unë kam qenë pjese e delegacionit te Republikës se Kosovës dhe si i tille, për mua Kosova është mbi të gjitha”, ka shkruar Pacolli në Fb, duke iu përgjigjur një qytetari i cili e pyeste se pse ishte afër Thaçit e Mustafës në Vatikan.

“Unë jam ai qe jam, para botes Kosova duhet te jetë kompakte e unike. Përcaktimet e brendshme politike i takojnë Kosovës por jo komunitetit ndërkombëtare”, ka shkrue Pacolli.