Pacolli kërkon pezullimin e gradave diplomatike që janë dhanë nga Emanuel Demaj (dokument)

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, me anë të nji letre ka kërkue nga sekretari dhe drejtori i Përgjithshëm i MPJ, që të pezullojnë dhe të rishqyrtojnë gradat diplomatike që janë dhanë gjatë muejit Shtator.

Gjatë kësaj periudhe në krye te Ministrisë së jashtme si ushtrues detyre ka qenë, Emanuel Demaj.

Në kërkesën e sigurueme nga lajmi.net, Pacolli e ka arsyetue këtë kërkesë me dhanien e nji numri të madh të gradave për nji periudhë të shkurtë.

“Kjo kërkesë e imja ka për qëllim ndërmarrjen e masave parandaluese dhe efekteve që mund të krijojnë në publik, dhënia e një numri të madh të gradave diplomatike brenda një periudhe të shkurtër, aq më pak kur kjo periudhë ka qenë kalimtare dhe qeveria e Kosovës ka qenë në dorëheqje”, thuhet në kërkesën e Pacollit.

Shperndaje në: