Pacolli: Ky shtet po e konsideron njohjen e Kosovës (foto)

Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, gjatë qëndrimit në New York të Shteteve të Bashkueme, ka takue sot Ministrin e Jashtëm të Sudanit, Ibrahim Ghandour.

Përmes nji njoftimi në Facebook, shefi i diplomacisë kosovare ka thanë se asht njoftue gjatë takimit se ky shtet po e konsideron njohjen e Kosovës.

“Sapo e takova edhe homologun tim nga Sudani, Shkelqësinë, Ibrahim Ghandour. U njoftova se Sudani është duke e konsideruar njohjen. Në pritje të lajmeve të mira edhe nga ky shtet. Shtrirjen gjeografike dhe rrjedhën e njohjeve nuk mund ta ndal askush”, ka shkrue Pacolli.

Pacolli, bashkë me Presidentin Hashim Thaçi, po qëndrojnë në New York ku po marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkueme, e cila ka me zgjatë deri më 25 Shtator.

 

Shperndaje në: