Pacolli, me avion privat në Podgoricë (video)

Avionin nuk e len me pushue gjatë.

Këtë të Martë, Behgjet Pacolli i angazhoi pilotët e tij m’u ba gati edhe për nji udhëtim.

Por, ky ishte nji udhëtim ma i shkurtë se zakonisht.

Nga ajri, Zavendëskryeministri kosovar kaloi kufinin me Malin e Zi, për me shkue në vizitë zyrtare në Podgoricë.

Pikërisht në kryeqytetin e vendit fqinj, tema kryesore ishte marrëveshja e Demarkacionit të kufinit ndërmjet Kosovës e Malit të Zi.

Por, Mali i Zi nuk e ka ndërmend me pranue nji rinegociim të Marrëveshjes së Demarkacionit me Kosovën.

Ky qëndrim ju rikonfirmue sot Zavendëskryeministrit kosovar, Behgjet Pacolli, nga të gjithë nikoqirët që e pritën në Podgoricë.

Shperndaje në: