Pacolli: Në Drenas po planifikohet vjedhja e votave

pacolli-roll

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka qëndrue sot në Drenas, aty ku partia e tij ka fillue fushatën për zgjedhjet e parakohshme që kanë me u mbajtë me 4 Dhetor. Ai ka thanë se gjatë qëndrimit të tij në këtë komunë ka kuptue se atje “veçse ka fillue planifikimi i vjedhjes së votës së qytetarëve” por nuk ka dhanë ma shumë detaje lidhun me ketë.

Ai ju ka ba apel institucioneve që me u angazhue për me parandalue nji gja të tillë.

“Unë i baj apel policisë së Kosovës dhe prokurorisë që me u angazhue me seriozitetin ma të madh në mënyrë që mos me pasë vjedhje dhe blemje të votës”, ka shkrue Pacolli në llogarinë e tij në Facebook.

“Po ashtu, ju bëj thirrje edhe OSBE’s dhe ambasadave të shteteve mike të Kosovës që në ditën e zgjedhjeve me dërgue sa ma shumë vëzhgues që të jetë e mundun”, ka shtue ai.