Pacolli: Nëse LDK e VV s’merren vesh, me ndejt unë aty asht e pakuptimtë

Behgjet Pacolli tha se ka ba hapin e parë drejt zhbllokimit të ngërçit politik. Ai foli për takimin që kishte sot me Ramush Haradinajn, i nominuemi i PAN’it për kryeministër dhe me Isa Mustafën, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Zoti Haradinaj më ka vizitue, në oren 10, më ka ardhë në familje. Kemi biseduar për dy orë me të, kemi biseduar gjerë e gjatë për brengat, për konsekuencat e vonesës së formimit të institucioneve, për përparësitë që do të ketë Kosova me këtë qeverisje dhe për mangësitë që do ti këtë në këtë qeverisje”, tha Pacolli.

Ma tutje ai pohoi se asht konstruktiv dhe nuk ka me bllokue vendin por ka me ba hapin e parë drejt zhbllokimit të ngërçit politik.

“Sot kam fol edhe me z. Mustafa, do të flas edhe me z. Kurti dhe kam thënë se brenda dhjetë ditëshit të parë ju duhet të merreni vesh dhe nëse ju dy nuk jeni të gatshëm me formua një qeveri unë nuk di çfarë kuptimi ka qëndrimi im aty”, tha Pacolli.