Pacolli nga Mali i Zi, e jep nji mesazh për shqiptarët atje

Zavendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli gjatë vizitës zyrtare në Mal të Zi, ka zhvillue takime me përfaqësuesit e partive shqiptare atje.
Pacolli ka njoftue se gjatë takimit kanë bisedue për gjendjen shqiptare në Mali të Zi dhe raportet mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Ai ka dhanë edhe nji porosi për ta, tue kërkue me qenë të bashkuem.

“Në takim mori pjesë Nazif Cungu nga partia Forca, Gjergj Camaj nga Alternativa Shqiptare, Fatmir Xheka nga Partia Demokratike, Mehmet Bardhi nga Lidhja Demokratike në Mal të Zi dhe Hatixhe Gjoni nga Unioni Demokratik i Shqiptarëve”.

“Në mes të tjerash biseduem për gjendjen e shqiptarëve në shtetin fqinj sikur edhe për raportet mes Kosovës dhe Malit të Zi”.

“Qëndroni bashkë, sepse bashkë jemi ma të fortë. Ju do të jeni më të fortë, por edhe ne si komb do të jemi të fortë ishte porosia ime”, ka shkrue Pacolli në Facebook.

Ai gjatë ditës ka takue edhe zyrtarë të naltë të shtetit të Maqedonisë.

 

Shperndaje në: