Pacolli paralajmëron vendosjen e shpejt të marrëdhanieve diplomatike me këtë shtet (foto)

Zavendëskryeministri i parë i Kosovës, njiherit shefi i diplomacisë së Kosovës, Behgjet Pacolli, asht takue në New-York me kryeministren e Bangladeshit, Sheikh Hasina, me të cilin ka bisedue për vendosjen e marrëdhanieve diplomatike dhe shkëmbimin e ambasadorëve.

Postimi i plotë në Facebook:

Pak minuta më parë u takuam me Kryeministren e Bangladeshit, Shkëlqësinë e Saj, Sheikh Hasina. E falënderuam me gjithë zemër në emër të Institucioneve, por, edhe popullit të Kosovës për njohjen shumë të rëndësishme dhe në kohën e duhur nga Bangladeshi. Vullnet i dyanshëm që të forcojmë miqësinë dhe të hapim portat e reja të bashkëpunimit. Presim që të vendosim shpejt edhe marrëdhënie diplomatike dhe të shkëmbejmë ambasadorët. Ministri i Jashtëm i Bangladeshit pritet ta vizitojë Kosovën. Kështu do të bëjmë edhe ne.

Shperndaje në: