Pacolli për flamurin e Kosovës n’OKB: Mendja ma thotë dhe zemra m’rreh…(foto)

Zavendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, përmes nji postimi në Facebook, ku ia ka bashkëngjitë edhe nji fotografi, ka përfytyrue ditën kur Kosova ka me u ba anëtarja e 194’të e OKB’s.

Postimi i plotë i Pacollit:

Mendja ma thotë dhe zemra më rrah, që flamuri i Republikës së Kosovës do të valojë dhe shkëlqejë, në njërën nga këto shtiza. Dita, kur shteti ynë do të jetë anëtari i 194-të i Organizatës së Kombeve të Bashkuara duket më e afërt se kurrë. Kosova e meriton vendin e saj në mesin e kombeve të lira sepse në ekzistencën e saj gati dhjetë-vjeçare ka dëshmuar se është shtet-paqedashës dhe ka forcuar stabilitetin rajonal.

Shperndaje në: