Pacolli: Qeverinë kemi me largue prej Prishtine (video)

Kandidati i AKR’s per kryetar të komunes së Prishtines, Selim Pacolli, ka thane ne Rrokum Roll të Televizionit Rrokum se i ka hy kesaj gare, sepse beson qe ka potencial me ja ofrue nji krah spektrit politik ne Kosove.

“Prishtines i nevojitet nji menaxhim i mire, me dashte Prishtinen si shtepine tone”, shprehet Pacolli.

Pacolli konsideron se rinia e Prishtines asht e anashkalueme, ndersa premton politika qe kane prioritet permiresimin e kesaj gjendje.

Ai ka ka thane se si kryetar ka me largue “Qeverine” prej Prishtines.

“Godinen e Qeverise se Kosoves duhet me çue ne perfieri te Prishtines, sepse duhet me u lirue qyteti, me qene ma urban”, thekson nder te tjera, kadidati i AKR’s per kryeqytetin, shkruen Rrokum.TV

Kete, Pacolli e arsyeton me faktin se, shume ndertimeve ne Prishtine ju mungon infrastruktura elementare.

“Prishtina e re, urbane, duhet me pas front te ri te ndertimeve”, thote ai ne vazhdim.

Ne fund, Pacolli ka ba vleresime per kunderkandidatët e tij, per te cilet ka pase fjale te mira, megjithate, asnjanin nuk e pa te denjë per poziten e kryetarit te Prishtines./Rrokum.TV

Emisioni i plotë:

 

 

Shperndaje në: