Pacolli reagon ndaj Djuric: Nëse nuk ka qenë ushtria serbe, atëherë kush i ka kry krimet në Kosovë

pacolli-roll

Presidenti i AKR’s, Behgjet Pacolli ka reague mbas deklaratave të Marko Djuricit lidhun me ngjarjen e sotme në Mushtisht, ku disa serbë u penguen të vizitiojnë këtë fshat nga disa persona.

Simbas Pacollit, Djuric para se të deklarohët në këtë mënyrë fashiste, duhet me i marrë parasysh viktimat dhe masakrat që janë kry në këtë fshat dhe fshatnat tjera të Kosovës.

“Nëse nuk ka qenë ushtria serbe, qysh ju thueni që nuk ka qenë, atëherë mendohuni se kush kanë qenë kryesit e krimeve”, asht shprehë ai.

Postimi i plotë:

E lexova me vemendje një deklaratë të Marko Gjuriç që reagimin e qytetarëve të Mushtishtit sot e konsideron ekstremizëm.

Gjuriç para se të deklarohët në këtë mënyrë fashiste, duhet të marrë parasysh viktimat dhe masakrat që janë kryer në këtë fshat dhe fshatrat tjera të Kosovës. Nëse nuk ka qenë ushtrija Serbe, si ju thuani që nuk ka qenë, atëherë mendohuni se kush kanë qenë kryesit e krimeve.

Gjuriç dhe shteti serb duhet të angazhohen në ndëshkimin e kriminelëve që kanë kryer krime në Kosovë, e ju fare mirë e dini kush janë ata. Përderisa Serbia vazhdon ti mbrojnë në mënyrë shtetërore kryesit e krimeve makabre ndaj shqiptarëve, vetë Serbia nuk i kontribon zgjidhjes së problemeve dhe kthimin e qytetarëve në pronat e veta.

Reagimi i qytetarëve të Mushtishtit, në këtë rast i kontribon edhe sigurisë së qytetarëve të pafajshëm serb.

Shqiptarët dhe Kosova janë të gatshëm të garantojnë kthimin në pronat e veta të të gjithë njerëzve pa dallim etnie vetëm atëherë kur të ndëshkohen kriminelët që kryen krime në Kosovë.