Pacolli reagon për sulmin ndaj Ollurit

Edhe presidenti i AKR, Behgjet Pacolli, e ka denue sulmin e mbramshëm ndaj gazetarit kosovar, Parim Olluri.

Pacolli ka kërkue drejtësi dhe siguri për gazetarët dhe mediat në Kosovë.

“Pavarësia mediale nuk duhet ti pengojë askujt, ndërsa hienat që sulmojnë natën duhet të nxirren para drejtësisë për të marrë ndëshkimin e merituar”, shkruen ndër tjera, presidenti i AKR’s në Facebook.