Pacolli shpreh ngushëllime për vdekjen e Bajram Rexhepit

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, i ka shprehë ngushëllime familjes së ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepit, për vdekjen e këtij të fundit.

“Sapo mora lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të mikut tim, kolegut tim dhe Ish-Kryeministri i Kosovës z. Bajram Rexhepi. Ngushëllimet e mia më të thella familjes Rexhepi. Do të kujtojë me mallë”, ka shkrue Pacolli në llogarinë e tij në Facebook.