Pacolli takohet me ambasadorin amerikan

Zavendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka pritë sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkueme të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie.

Pacolli bashkë me ambasadorin Delawie kanë diskutue për pozicionin aktual dhe prioritetet e politikës së Jashtme të Kosovës.

Pacolli gjithashtu kërkoi bashkëpunim të ngushtë me përfaqësuesit e Shteteve të Bashkueme të Amerikës për konsolidimin e shtetësisë së Kosovës.

Ai ka shprehë mirënjohjen e popullit dhe Qeverisë së Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme dhe ndihmën e pakursyeme të SHBA’ve gjatë gjithë proceseve të shtetndërtimit të Kosovës, ban të ditun komunikata nga Ministria e Punëve të Jashtme.