Pacolli takohet me ambasadorin slloven, qe për çka biseduen

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, asht takue sot me ambasadorin e Sllovenisë të akredituem në Kosovë, Bojan Bertoncelj.

Gjatë këtij takimi, janë rikonfirmue marrëdhaniet në mes dy vendeve dhe dy popujve, me zotime dhe përkushtime të reja për forcimin e matejmë të këtyne marrëdhanieve në fusha të interesit të përbashkët.

Veç ritheksimit të mbështetjes së fuqishme sllovene ndaj anëtarësimit të plotë të Kosovës në komunitetin ndërkombëtar, avancimit të agjendës euro-atlantike; nji vëmendje e posaçme i asht kushtue zgjanimit dhe thellimit të bashkëpunimit ekonomik në mes dy vendeve respektive nëpërmjet organizimit të Forumeve Ekonomike në të dyja vendet.

Shperndaje në: