Pacolli takohet me Fajon, jep nji lajm për vizat

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, asht takue me raportuesën për Liberalizimin e Vizave për Kosovë, Tanja Fajon.

“Pak minuta më parë arrita në Bruksel, ndërkohë që filluam menjëherë me agjendën shumë të ngjeshur të takimeve bilaterale me përfaqësuesit e Institucioneve kryesore të Bashkimit Evropian. Ndër takimet e para, do të doja ta veçoja atë, që edhe qytetarët e Kosovës me të drejtë mund ta presin. Takova Raportuesen për Liberalizimin e Vizave për Kosovë, znj Tanja Fajon. Ishte një takim shumë i ngrohtë dhe miqësor. Presim, që brenda një kohe të shkurtër qytetarët e Kosovës më në fund do të mund të lëvizin pa viza në Zonën Shengen. Është e padrejtë dhe jo fer, që jemi të vetmit nga vendet e Ballkanit Perëndimor, që nuk e gëzojnë këtë të drejtë dhe mbahen për kohë kaq shumë të gjatë të izoluar” ka shkrue në Facebook Pacolli.

Shperndaje në: