Pacolli takohet me Kurtin, tregon çka biseduen

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, asht takue sot me kandidatin për kryeminsitër nga radhët e Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Takimin e ka konfirmue vet Pacolli, ku në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka postue nji fotografi nga ky takim.

Statusi i Pacollit:

Para seancës të nesërme në takim me Albin Kurtin biseduam për bojkotimin e seancës konstitutive nga koalicioni PAN.