Pacolli tregon çka bisedoi me Mogherin’in

Kryediplomati kosovar, Behgjet Pacolli, ka përfundue takimin me Federica Mogherinin në Bruksel, e që asht vizita e tij e parë që kur ai pranoi detyrën e tij zyrtare.

Qe postimi i plotë i tij:

Përfundova vizitën time në Bruksel me takimin shumë pozitiv dhe shpresëdhënës me numrin një të diplomacisë së Bashkimit Europian, znj. Federica Mogherini.

Ajo ndau vlerësimin tim se “liberalizimi i vizave është hapi vendimtar, që duhet kryer tani sepse ndikon fuqishëm në perspektivën e të rinjëve kosovarë, që janë të edukuar mirë, me mendje të hapur dhe për një Kosovë me frymë të re evropiane”.

Diskutuam edhe për fazën e re të dialogut për normalizimin e plotë të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë; perspektivën e përgjithshme evropiane; përmbushjen e agjendës evropiane, bashkëpunimin rajonal si ai i Procesit të Berlinit dhe tema të tjera.