Pacolli tregon planet e tij për Prishtinën

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Aleanca Kosova e RE, Selim Pacolli, ka ba me dije se përvoja e suksesshme në menaxhim e ka shty m’i hy garës për të parin e kryeqytetit.

Ai ka thanë se programi i tij dhe i AKR’s parasheh zhvillimin e Prishtinës dhe shëndrrimin e saj në kryeqytet të rinisë.

Në nji intervistë për ‘Epokën e Re’, Pacolli ka tregue se qëllimi i tij i vetëm në këtë garë asht me kthye Prishtinën në qendër të randësishme të botës shqiptare për ekonomi.

Ai ka premtue se ka me zgjanue bazën e votës së partisë, meqë, simbas Pacollit, Prishtina asht bastion i AKR’s.