Pacolli tregon pse u ba koalicioni PAN-AKR, godet LDK’n dhe VV’n

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka ba të ditun se koalicioni i AKR me PAN asht ba me bekimin e ndëkombëtarëve

“Kemi qenë në bashkëpunim me miqtë ndërkombëtarë”, tha Pacolli n Klan Kosova.

“Asht nji punë shumë e madhe e bame me miqtë tanë ndërkombëtarë, jashtë Kosovës. Nuk mundem me ju thanë se kush janë ata, por janë miq të mëdhej të Kosovës. Në orën 3 më kanë ardhë dokumentet dhe garancionet që unë mundem me ec përpara. Nuk kam veprue asgja pa dritën e gjelbër ndërkombëtare”, ka thanë ai.

Behgjet Pacolli, ka thanë se Lidhja Demokratike të Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk ishin marrë vesh shkaku i postit të kryeministrit, dhe e quejti pjesëmarrjen e tij në koalicionin LAA si humbje kohe.

Ai ka thanë se marrëveshja me hy në koalicion me PAN ka ndodhë vetëm mbas orës tre të mbasdites.

Shperndaje në: