Pacolli: Vetëm për këtë lloj qeverie, AKR’ja i ofron votat

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, sërish ka përsërite propozimin për nji qeveri gjithëpërfshimëse, e cila, thotë ai, kishte me nxjerre vendin nga kriza aktuale politike.

Në nji intervistë dhanë për gazetën ‘Epokën e Re’, Pacolli ka thanë se në krye të kësaj qeverie gjithëpërfshimëse mundet me qenë edhe Ramush Haradinaj.

Pacolli ka theksue se në mungesë të nji shumice, të gjithë liderët politikë duhen me tejkalue vetveten, interesin personal dhe të ofrojnë zgjidhje të pranueshme.

“Të gjithë duhemi me u terheqe nga pozicionet fillestare dhe të gjejmë zgjidhje, e cila kishte m’i shërbye interesit shtetnor të Kosovës”, asht shprehe Pacolli.

Ai ka thanë se në nji qeveri me bazë të gjanë, AKR’ja kishte me i ofrue votat, por ka me u terheqe nga çfarëdo pretendimi për me marrë nën drejtim poste ose pozicione politike.