Padi ndaj Ushtrisë Britanike nga serbët e Kosovës

Të vejat e dy burrave dhe grueja e nji kirurgu të rrëmbyem, kanë paditë Ushtrinë britanike, mbasi pretendojnë se ushtarët nuk kanë hetue krimet në mënyrë të duhun, shkruen e përditshmja britanike The Guardian.

Trupat britanike kanë dështue me mbrojtë popullatën lokale në Kosovë, dhe me hetue në mënyrë të duhun vrasjet dhe nji rrëmbim të kryem mbasi ishin futë në Kosovë mbas përfundimit të fushatës së bombardimeve të NATO’s, asht thanë në Gjykatën e Lartë në Londër.

Të vejat e dy burrave, dhe grueja e nji kirurgu të shquem që ishte rrëmbye dhe qysh prej atëherë nuk asht gjetë, kanë paditë Ministrinë e Mbrojtjes së Britanisë, tue pretendue se të drejtat e tyne janë shkelë.

“Krimet janë krye në zonat ku ushtarët britanikë ishin përgjegjës me ofrue siguri për popullatën, dhe se nuk kanë hetue në mënyrë të duhun krimet”, ka deklarue avokati Kirsty Brimelow në parashtresat me shkrimet, të cilat i ka paraqitë në gjykatë.