Pahor dhe Kitrarovic sot vizitojnë Maqedoninë

pahor-kitarovic

Presidenti i Sllovenisë Borut Pahor dhe presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic, pritet të vizitojnë sot për nji vizitë dy ditore Maqedoninë.

Simbas burimeve ata do të takohen me presidentin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov, dhe me liderat e katër partive politike, njofton Portalb.

Agjencia e lajmeve të Sllovenisë CTA, njofton se Pahor dhe Kitarovic, në Maqedoni do të shkojnë si lidera të procesit Brdo Brioni, në të cilën marrin pjesë krenët e shteteve të Ballkanit Perëndimor,.

Po ashtu përveç krizës së refugjatëve, do të flitet edhe për ngjarjet aktuale politike në vend.

Faqja jo-zyrtare e kryetares së Kroacisë ka publikue nji agjendë për vizitën e Grabar-Kitarovic dhe të kolegut së saj Borut Pahor në Maqedoni.

N’orën 16:45, ajo dhe kryetari i Sllovenisë do të kenë nji takim me kryetarin Ivanov në villën në Vodno, dhe mbas orës 18:00 do të takohen me kryetarët e partive, VMRO-DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH në Hotelin “Aleksandar Palace”.

Simbas agjencisë së lajmeve të Kroacisë HINA, Grabar-Kitarovic do ta vizitojë edhe qendrën pranuese për refugjatët “Vinojug” në Gjevgjeli.