Pajaziti: Demarkacioni ka me kalue

Zenun Pajaziti mendon se sikurse gjanat tjera të randësishme, edhe Demarkacioni ka me u ratifikue kur të risjellet në Kuvendin e Kosovës.

Shefi i ri i grupit parlamentar të PDK’s Zenun Pajaziti asht i sigurt se partnerët e koalicionit kanë me i pasë votat për ta kalue marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi.

Ai tha për KALLXO.com se Kuvendi gjithmonë ka arritë t’i sigurojë votat e mjaftueshme për çashtje të tilla.

“Kuvendi i Kosovës i ka pasë gjithmonë votat për t’i trajtue çashtjet e randësishme për vendin. Nuk e dimë saktësisht se qysh kanë me qenë votat, por sa herë që asht dashtë të votohen çashtje të randësishme për vendin, Kuvendi i Kosovës i ka ba punët e tij”, tha Pajaziti për KALLXO.com.