Pajaziti: Jemi për shtet të së drejtës por jo me fakte të fabrikueme!

Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK’s, Zenun Pajaziti, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës ka thanë që situata e krijueme së fundi ka krijue shqetësime në opinionin e gjanë sepse lufta e UCK’s, ka qenë luftë e pastër dhe se qytetarët e Kosovës kanë qenë të detyruem me luftue mbasi deshtuen të gjitha mënyrat paqësore.

“Drejtësia duhet të jetë bindëse, na jemi të vetëdijshëm që askush nuk duhet të jetë mbi ligjin, ata që kanë ba krime duhet të përgjigjen para ligjit. Por në rastin e UÇK’s po ndodhë e kundërta, gjykatat nuk kanë ofrue fakte bindëse. Na nuk guxojmë me lejue për agjenda politike, të kemi agjenda pa fakte, na nuk guxojmë të mbyllim sytë ndaj fakteve të fabrikueme”, tha Pajaziti.