Pajaziti: Kështu mundet me u normalizue gjendja në Veri

Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK’s, Zenun Pajaziti thotë se çashtja e pjesës veriore të Kosovës mbetet sfida kryesore për vendin.

Pajaziti ka pranue se ende ka shumë për t’u ba në këtë drejtim, tue thanë se vendi ka pasë nji përparim.

“Krejt e dimë se e kemi nji përparim, por nuk jemi të kënaqun derisa i tanë vendi të jetojë njisoj në tanë Kosovën”, ka thanë Pajaziti.

Pajaziti mendon se dialogu në mes Prishtinës dhe Beogradit me ndërmjetësimin e Brukselit, mbetet si alternativë kryesore për normalizimin e gjendjes në veri.

“Kjo duhet të vazhdohet me ma shumë punë këtë rajon nga organet përkatëse”, shtoi Pajaziti.

Ai tha se në pjesën veriore të Mitrovicës ka pasë dhe vazhdon të ketë kontrabandë, pamvarësisht se nji gja e tillë asht tue u luftue nga organet kompetente.