Pajaziti: Nese Opozita nuk reflekton shume shpejt, e votojme ratifikimin e Demarkacionit!

PDK  asht parti solide  dhe komode, jemi te gatshem kurdo per zgjedhje.

Zenun Pajaziti, kryetar i grupit Parlamentar te PDK’s, ka thane se pergjimet e fundit qe jane ba, kane me u hetu ne baze te ligjit dhe gjithçka ka me u sqarue.

Ai ka thane se ende nuk e din a i kane votat per Demarkacionin, perderisa nji gja e tille ende nuk asht votue, por ka thane se ata jane tue punue qe ky projekt me kalue, sepse keshtu hapen edhe rruget integruese te vendit.

Zoti Pajaziti ka thane se jane ne situate te mire me partnerin e koalicionit dhe se nuk kane perçarje dhe nuk e shohin te arsyeshme me shkue ne zgjedhje.
Por, simbas tij, PDK asht parti komode dhe solide dhe natyrisht se asht e gatshme kurdo me shkue ne zgjedhje.
Ai ka theksue se nese opozita nuk reflekton shume shpejt, kane me votue ratifikimin e Demarkacionit ne Kuvend.

Pajaziti poashtu ka thane se si deputet, por edhe si konjukture dhe gjenerate politike, nuk kane mandat me i rregullue tana padrejtesite historike, madje edhe kur bjen fjala per rregullimin e kufijve.

Ai ka thane se jane te vetedijshem se kane ba edhe gabime politike, por ka thane se jane edhe te kujdesshem per sakrificen dhe gjakun e derdhun ne te kaluemen, por edhe per sfidat e gjata qe i presin si vend dhe si shtet.

Shefi i deputeteve te PDK’s  keto komente i ka ba n’emisionin Rrokum Roll me Fidan Jupollin.