Pajaziti: Nuk e di qe ka ndryshim, andaj ka me u votue ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi

Zenun Pajaziti nga PDK, i ftuem ne Rrokum Roll, foli per vazhdimin e mandatit te EULEX.

“Kam qene pjese e Qeverise para 8 vitesh kur asht vendose EULEX ne Kosove dhe atehere asht fole se ky mandat nuk ka me zgjate kaq shume”.

“Shumeçka ka mujt me u ba ma teper ne Kosove, me u evitue ky mandat aq i gjate, por kjo nuk ka ndodhe”, tha Pajaziti, tue shtue se, “nuk e di se a ka me perfundue mbas dy vjete apo ka me vazhdue prape ky mandat i EULEX”.

Ai ka thane se edhe BE asht pergjegjese per disa deshtime ne Kosove.

“BE kishte mandatin me i krye disa pune, por nuk ja arriti, pra asht nji pergjegjesi e dyfishte, jo veç pergjegjesi e Kosoves”.

Moderatori i emisioni, Fidan Jupolli e ka pyet Pajazitin se a ka me votue per zgjatjen e mandatit te EULEX, ndersa Pajaziti u pergjigj:

“Une kam me votue, edhe pse nuk kisha me deshirue nji mision te tille me zgjate kaq shume”.

“PDK, perkunder nji debati te madh te hapun te mbrendshem, ka marre nji vendim qe me qene ne mbeshtetje te vazhdimit te mandatit te EULEX”, ka sqarue Pajaziti.

Ai ne vazhdim ka qene kunder deklaratave per Demarkacionin qe simbas tij bahen per elektorat.

“Nuk mendoj qe duhet me ba deklarata per Demarkacionin dhe me ba repriza sikurse ban opozita”.

Pajaziti ka komentue edhe çashtjen e liberalizimit te vizave.

“Kushti qe me u ratifikue Demarkacioni, per me u liberalizue vizat, asht kriter politik”, ka thane Pajaziti.