Pajaziti: Qytetarëve ju ka imponue padrejtësisht agjenda politike e Opozitës për Demarkacionin

Zenun Pajaziti, kryetar i Degës së PDK’S në Gjilan, njiherit edhe shef i Grupit Parlamentar të PDK’s në Kuvendin e Kosovës, në takimin e kryesisë së degës, tue folë rreth zhvillimeve politike në vend, ka thanë se qytetarëve padrejtësisht ju ka imponue agjenda politike e Opozitës për Demarkacionin.

Simbas tij, fatkeqësisht, si rrjedhojë e përdorimit të dhunës,  institucionet e vendit, ishin të pengueme në punën e tyne normale.

“Prandaj, pa dasht ta paragjykojmë drejtësinë, përdorimi i dhunës dhe çdo veprim i dhunshëm mbi institucionet dhe shtetin, të trajtohet me ligj. Partia Demokratike të Kosovës, tashma ka qëndrim të qartë për marrëdhaniet me fqijt, për proceset integruese të vendit, për partneritetin me BE, SHBA dhe partnerët e ndryshëm ndërkombëtarë, si dhe për ruejtjen e sovranitetit e kushtetshmënisë së vendit…”, ka thanë Pajaziti.