Pal Lekaj e ban për ‘pesë pare’ Isa Mustafën!

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’s, Pal Lekaj, përmes nji komunikate për media i ka reague kryeministrit, i cili sot tha se opozita po e bllokon liberalizimin e vizave.

Lekaj i ka thanë se deklarata e tij tue i quejt ekspertët e demarkacionit të smunë tregon se të njajtën gja e ka ba edhe n’Universitetin e Prishtinës, kur profesorët dhe studentët nuk pajtoheshin me të.

Simbas Lekajt, Isa Mustafa asht kryeministri ma i paaftë që e ka pasë ndonjiherë Kosova dhe simbas tij ai dhe “kasta e tij” angazhohet që të ketë sukses në biznisin privat e jo për Kosovën.

Ky asht reagimi i plotë:

Profesionistë e ekspert nga të gjitha lemit janë kundër kësaj që ju po insistoni ta shtyni përpara, prandaj t’i i quan të “sëmurë”, vetëm pse janë në mbrojtje të tokës së Kosovës…ndërsa historia jote tregon se edhe në një kohë ngjashëm i ke quajtur, profesorët dhe studentët e Universitetit të Prishtinës që nuk pajtonin me juve.

As sot sikur atëherë nuk po arrinë të shënosh “autogolin” e qëllimshëm për Kosovën, për të falë tokë e për ta rikthyer Serbinë në Kosovë, motoja që më së shumti t’përshtatet si “tregtarë” që jeni bërë me fatin e Kosovës, do të ishte “ne jemi padrejtësia – ne jemi tradhtia”. Se që je diçka tjetër për veç i padrejtë është e pamundur.

Jeni strukur si struca pas ndërkombëtarëve dhe të interesuar që të qëndroni me çdo kusht e çmim në pushtet, ju nuk e dëshironi konsensusin parlamentar, për t’i thënë jo, marrëveshjes së dëmshme të demarkacionit.

Duke mos i dhënë zgjidhjen (përgjigjen) e duhur kësaj teme dëshironi që t’a lëni si alibi për ngërç, e kështu për t’i turbulluar mendjet e qytetarëve të Kosovës, për rrënimin dhe mos zhvillimin ekonomik të Kosovës, për mirëqenien e punësimin e njerëzve që kanë aq shumë nevojë për të.

Kryeministri më i paaftë që ka patur ndonjëherë Kosova bashkë me kastën e tij janë të interesuar vetëm për suksesin e bizneseve të tyre e jo për suksesin e Kosovës.