Pal Lekaj e jep lajmin e madh për votat nga koalicioni LAA

Votën për qeverinë e koalicionit PAN të drejtueme nga Ramush Haradinaj e kanë konfirmue 2-3 deputetë nga koalicioni LAA. Kështu u shpreh për Gazeta Metro, ish-shefi i grupit parlamentar të AAK’së, Pal Lekaj.

“Po, na kemi thanë që zotni Haradinaj, veçse i ka ba depuetët që kanë me mbështetë qeverinë”, tha Lekaj.

Lekaj nuk ka përmendë emna, mirëpo ka shprehë bindjen e tij se Qeveria Haradinaj ka me u ba shumë shpejt.

“Janë 2-3 deputetë nga LAA, por nuk e di saktë ma shumë, sepse nuk kam komunikue unë”, u shpreh ai për gazetametro.net

Ish-kryetari i Gjakovës pohoi se, ata kishin sigurue votat, mirëpo ishin në pritje të certifikimit të rezultatit zgjedhor nga KQZ.